Një “jo” që ndezi bulevardin, pas 23 vitesh fiton demokracia, revolucioni i rinisë
Vendimi i kryeministrit Edi Rama është ndjekur më vëmendje dhe interes te madh nga protestuesit e shumtë në sheshin para selisë së qeverisë.
Kanë pritur rreth 20 minuta për të mësuar se falë kundërshtimit të fortë të tyre armët kimike të regjimit te Assad nuk do të vijnë në Shqipëri për tu demontuar.Dhe kur përgjigjia "JO"e qartë është artikuluar nga Kreu i ekzekutivit, atehere entuziazmi ka përfshirë mijëra protestues që per dite me radhë u shprehen kundër, ndërsa kaluan edhe një natë të tërë në pritje te Kryeministrit dhe përgjigjes se tij.Për mikrofonin e Ora News protesuesit u shprehën të çliruar nga ky vendim.

Në pritje te vendimit të Kryeministrit forcat RENEA dhe ato te FNSH kishin kaluar ne gadishmëri numer nje, ndërsa rreth orës 17:00 prania e policise ne bulevardin qendror u shtua, duke krijuar edhe nje kordon para Kryeministrise.
Protestuesit prej disa ditesh pushtuan Tiranen duke e bllokuar ate, ndersa reagimi qytetar u ndje ne te gjitha qytetet kryesore te vendit, ne perpjekjen qe ia arriti qellimit duke i thene “STOP” armeve kimike te regjimit sirian.