Gjiknuri për hidrokarburet: Disiplinim dhe mbikqyrje më të rreptë
Sektori i hidrokarbureve në vendin tonë së shpejti do ti nënshtrohet një disiplinimi dhe mbikqyrjeje më të rreptë.Pas debateve te shumta per abuzime me dhënien e konçesione në sektorin e hidrokarbureve Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një takim me subjekte të kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve ka deklaruar se së shpejti do të hyjë në fuqi një rregullore, e cila do të ndikojë në uljen e aferave korruptive në sektorët e hidrokarbureve.Ndërkohë, Ministri Gjiknuri, bëri të ditur se eksportet e naftës kanë pësuar rritje të ndjeshme, ndërsa shtoi se kërkohet bashkëpunim i mëtejshëm mes sektorit publik dhe atij privat. Ministri i Energjisë gatë takimit që pati me përfaqësues të sektorit privat, u ndal edhe në projekt-rregulloren e tanishme, ku tha se ka nevojë për ndërhyrje dhe rishikim.Kreu i Industrisë dhe Energjisë u shpreh ndër të tjera se sektori i nxjerrjes së naftës dhe gazit në vendin tonë po njeh zhvillim, duke dhënë edhe një impakt pozitiv për ekonominë.