AKIP pas JO-së për armët: Fituan qytetarët, kauza jonë nuk përfundon këtu
Një ditë pas vendimit të qeverisë shqiptare për të refuzuar ardhjen e armëve kimike të Sirisë në vendin tone, AKIP ka vlerësuar ndërgjegjësimin e mbarë shqiptarëve për një çështje kaq të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë të të rinjve brenda dhe jashtë kufinjve.“Dy javë më parë ishim po në këtë shesh për të iniciuar betejën tonë të radhës kundër shkatërrimit të armëve kimike të Assadit në territorin e Shqipërisë. Të bindur se shqiptarët tashmë kishin bërë zgjedhjen e duhur, ku me forcën dhe mbështetjen e tyre ndaj referendumit për importin mbetjeve në Shqipëri ne si AKIP mbajtëm një qëndrim të qartë dhe të prerë rreth çështjes së importit të armeve kimike. Ne sot jemi dëshmitarë të një proçesi të paprecedentë për demokracinë shqiptare, ne pamë sesi të rinjtë e qyteteve të Shqipërisë duke filluar nga Tirana zgjuan dhe mobilizuan zemrat e njerëzve për një çështje që na përkiste të gjithëve ndaj të cilës u reagua me forcën më të madhe demokratike, qytetarinë” theksoi AKIP në një deklaratë për mediat.AKIP ka vlerësuar gjithashtu edhe kontributin e qytetarëve në mbledhjen e 35 000 firmave online per referendumin në një kohë rekord prej vetëm 5 ditësh.“Edhe në momentet e tentativës për pengmarrje nga liderë dhe politikanë të partive të ndryshme ishin protestuesit që treguan kurajon qytetare ndoshta për të mbajtur për herë të parë në Shqipëri një model proteste civile të atij modeli. Vlerat e kësaj proteste shtyriheshin jo vetëm në kufinjtë e Shqipërisë por më tej, në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, të cilët dëshmuan qëndresën e shqiptarëve në qytetet kryesore. Vullneti i shqiptarëve që nuk mbështetnin dot fizikisht protestën në terren kontribuan duke mbledhur plot 35 000 firma brenda 5 ditëve. Një fakt i cili tregonte për një ndjeshmëri të lartë qytetarie mbi çështjen”.Për AKIP kjo fitore nuk arriti një standard një standard të lartë demokracie vetëm për dëgjimin e zërit të qytetarëve, por për herë të parë në 20 vjet protestuesit shqiptarë u ndien të paterrorizuar dhe të pa kërcënuar në sheshet e tyre. Ndërkaq AKIP ka garantuar se kauza e tyre nuk mbaron këtu, duke theksuar se do të jenë gjithmonë rojtarë të çështjeve publike në mbrojtje të interesit publik.