Bregu: Populli, Ambasadori më i madh. Zhgënjimi i SHBA nga tërheqja e Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi në studion e Ora News se nuk ka asnjë Ambasador më të rëndësishëm se qytetarët shqiptarë. Komenti i deputetes demokrate erdhi si reagim ndaj deklaratës së ambasdadorit Aleksandër Arvizu se Uashingtoni do të zhgënjehej nga një përgjigje negative.Bregu deklaroi se PD nuk ka qenë e përfshirë dhe nuk ka pasur asnjë dijeni për negociata të mundshme në lidhje me demontimin earmëve kimike të regjimit sirian në Shqipëri, ndërsa tha se Rama e bëri veten të dukej qesharak në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.Deputetja demokrate i dha përgjigje edhe dyshimit të Ambasadorit Arvizu se kush është kreu i PD-së.“Pjesën e parë të përgjigjes së pyetjes e keni dhe ju po aq të qartë sa çfarë e ka dhe zoti.Arvizu. Pqër pjesën e dytë të dyshimit të zotit Arvizu uroj të të ketë mundësinë ta mendojë dhe besoj se do të qartësohet po vetë” deklaroi Bregu.