Vendimi për armët kimike,Veliaj: Nuk kishim detyrim të njoftonim Presidentin

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë deklaroi në Ora News se presioni publik ishte vetëm një pjesë e vendimarrjes së qeverisë për t’iu përgjigjur negativisht kërkesës sëUashingtonit për demontimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.Për Ministrin Veliaj reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë shpreh qartësisht vlerësim për qeverinë Rama.Duke u ndalur në kritikat e opozitës për mungesë tranparence në lidhje me këtë çështje, Veliaj i hodhi poshtë ato si pretendime të pabaza, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye që të vihej në dijeni as vetë Kreu i Shtetit, Bujar Nishani.Duke e vlerësuar të drejtë vendimin e Ramës, Veliaj tha se nuk ka zgjidhje që të mund të kënaqë të gjithë, por shtoi se vendimi ishte dinjitoz për popullin shqiptar.