Tiranë, digjet automjeti pranë QSUT, dyshohet për defekt

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë urgjencës së QSUT, ku një automjet i parkuar është ndezur në flakë dhe është shkrumbuar brenda pak minutash.Dyshohet si shkak është bërë një defekt brenda automjetit, ndërkohë që policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të automjetit.Një rast i ngjashëm është regjistruar ndërkaq edhe në Elbasan, ku një makinë ka marrë flakë në lagjen ’11 Nëntori’, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një konflikt mes pronarit dhe disa të tjerëve.Automjeti tip ‘Benz ML 270’, pronë e një banori të lagjes “11 Nëntori” është ndezur në flakë pas mesnatës duke shkaktuar panik në zonën ku ishte parkuar. Zjarrfikëset lokalizuan flakët, ndërsa nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.