Haxhinasto: Shqipëria mbështet plotësisht bashkëpunimin rajonal

Ministri i Transportit dhe infrastruktures, Edmond Haxhinasto, mori pjese ne Unionin per Konferencen Ministeriale per Transportint qe u mbajt ne Bruksel.Gjatë fjalës së tij Haxhinasto tha se Shqiperia mbeshtet plotesisht bashkepunimin rajonal dhe iniciativat si EUROMED, SEETO, CEI etj te cilat rrisin impaktin tek efikasiteti dhe zhvillimi.Gjithashtu ai u ndal rolin qe mund te luaje Traktati per nje Komunitet Transporti te vendeve te Ballkanit Perendimor, per te krijuar nje treg te integruar transporti me BE. Ai theksoi se perafrimi i legjislacionit dhe i standarteve me ato te BE-se eshte ne process dhe mbetet sfide madhore per Shqiperine.“Ne jemi jemi ne nje faze te procesit te reformave strukturore e ligjore per rritjen e efikasitetit te investimeve publike dhe permiresimin e sherbimeve per qytetaret”, tha ai.“Ne Ballkanin Perendimor jemi aktiv me projektin SEETO por kemi akoma pune per te bere ne liberalizimine tregut te transportit dhe per tehequr te gjitha barierat jofizike si kufizimi i lejeve, taksimi joreciprok, sherbimetdoganore one-stop-shop, njohja e dyanshme e dokumentave apo lehtesimin e kontrolleve ne kufi, etj” shtoi Ministri.Ministri Haxhinasto beri edhe nje paraqitje te planeve që do të ndermerren nga Qeveria Shqiptare në sektorët e transportit dhe infrastrukturës duke u ndalur në planet per investime, duke theksuar perfundimin sipas standarteve te rrugeve ne proçes ndertimi, zhvillimin e hekurudhes dhe lidhjet cilesore me fqinjet, ndërtimin e një porti të ri në Shengjin, liberalizimin e tregut ajror, ndertimin e nje aeroporti te ri ne jug te vendit.Ai foli edhe per format e garantimit te investimeve, duke permendur bashkepunimin me biznesin, ne marredhenie koncesionare apo partneritet publik- privat per realizimin e ketyre planeve.Në konferencën e cila u kryesua nga z. SiimKallaszv/President i Komisionit Evropian, merrnin pjese zyrtare te larte nga 43 vende te ndryshme te botes nga Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme si dhe perfaqesues te institucioneve te rendesishme finaciare si EBRD etj.