Armët kimike, Shoqata “ATA” kundër: Kërcënim për turizmin

Shoqata Shqiptare e Turizmit deklarohet qartazi kunder transferimit dhe shkaterrimit te armeve kimike Siriane ne vendin tone, duke theksuar se një hap i tillë kercenon haptazi turizmin, si industria udheheqese per ekonomine shqiptare, duke u shprehur:“Keto dite me shume se kurre mbare opinioni publik ka ngritur shqetesimin per rrezikun qe bart nje vendim per transferimin e armeve kimike dhe shkaterrimin e tyre ne vendin tone. Ende pa u marr nje vendim, cilido qofte, Shqiperia po artikulohet ne mediat vendase dhe vecanerisht ne ato te huaja si destinacion ku do te shkaterrohen arme kimike.Pervec rrezikut te drejtperdrejte te ketyre armeve nga i cili jemi te shqetesuar me te drejte te gjithe, edhe vete jehona qe percjell diskutimi per pranimin e mundshem te tyre nga vendi yne, ka nje impakt negativ direkt ne imazhin turistik te Shqiperise te cilin po mundohemi te ndertojme me shume mund e perpjekje” thekson shoqata ATA në një deklaratë për mediat.Shoqata Shqiptare e turizmit ATA nënvizon se turizmi eshte sektori kryesor qe kontribuon ne ndertimin e imazhit te nje vendi, e ne punesimin e mases me te madhe te njerzve, por gjithashtu eshte dhe sektori qe preket me lehte negativisht nga cdo ngjarje qe ka te beje me sigurine e nje vendi.Në këtë kontekst ajo deklaron se importimi i armeve kimike dhe shkaterrimi i tyre ne vend eshte nje goditje fatale per turizmin e brishte shqiptar te shpallur si prioritar nga vete kjo qeveri.Prandaj Shoqata Shqiptare e turizmit ATA ne te mire te nje imazhi pozitiv turistik te shqiperise si nje vend Mesdhetar per tu vizituar, por dhe ne te mire te qindra mijera shqiptareve qe kane lidhur jeten drejtperdrejt a terthorazi me industrine turistike, eshte kategorikisht kunder demontimit te armeve kimike ne Shqiperi.“Nje vendim i tille do shuante njehere e mire kuriozitetin ne rritje te vizitoret te huaj per te ardhur ne Shqiperi duke kontribuar ne pasoja negative te pashbeshme per kete industri me potencial te jashtezakonshem” përfundon dekarata e ATA.