Sherri për selinë e PSD, Gjinushi: S’ka më urdhër ekzekutimi, u shfuqizua nga Gjermeni

Pas situatave të rrëmujshme në godinën e Partisë Social Demokrate ku përbarimi dhe policia e shtetit u përplasën për dy javë rresht, situata këtë radhë u paraqit e qetë. Palët ishin aty, por vetëm sa deklaruan qëndrimet e tyre.Kryetari PSD, Skënder Gjinushi, është shprehur se urdhëri i ekzekutimit nuk egziston më, pasi Ministrja Englantina Gjermeni me datë 13 nëntor ka vendosur ta shfuqizojë.Ndërsa avokati i pronarëve që pretendon godinën shprehet se ka një vendim gjykate që detyron PSD të lirojë pronën.Dita e sotme kaloi pa konfrontime mes palëve, pasi përmbaruesit privatë edhe pse kishin deklaruar se do të ishin çdo të premte para selisë së PSD, këtë radhë nuk kanë qenë aty.