3 viktima në aksidente, makina del nga rruga, një tjetër përplas kalimtarin
Tre persona te vdekur, eshte bilanci i dy aksidenteve automobilikstike te ndodhura ne qarkun e Durresit gjate mbremjes se djeshme. Aksidenti i pare eshte shenuar ne aksin rrugor Tirane- Durres, ku si pasoje e daljes nga rruga te automjetit tip BMW,i cili drejtohej nga shtetasi Artur Ziu, dy prej personave qe udhetonin sebashku me te kane humbur jeten.
Policia ben me dije se viktimat jane Flamur Muka 45 vjeç, dhe Muhamed Buzi 65 vjeç,ndersa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit Artur Ziu, i cili ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne ambjentet e spitalit. Nga efektivet e qarkullimit te policise rrugore behet me dije se shkak eshte bere shpejtesia mbi normat e lejuara me te cilin po levizte automjeti.
Aksidenti i dyte rrugor eshte shenuar ne aksin Fushe Kruje-Laç, ku sipas informacioneve behet me dije se shtetasi Lulzim Bici 37 vjeç ka humbur jeten teksa po kalonte nga njera ane te rruges ne tjetren prane fshatit Thumane. Ai eshte goditur nga nje automjet i cili eshte larguar nga vendgjarja, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per identifikimin e autorit dhe ndalimin e tij.