"Dashuri dhe Pushtet", të thënat e të pathënat e politikanëve italianë
E njohim si prezantues të emisionit "Porta a Porta" , në Televizionin italian TG1 , por tashmë Bruno Vespa , vjen për lexuesin shqiptar me librin "Dashuri dhe Pushtet".Ky libër sjell të thënat dhe të pathënat e politikanëve që kanë udhëhequr Italinë, në lidhjet e tyre të fshehta të dashurisë , të përjetuara këto nën mantelin e pushtetit politik. Për shkrimtarin Vespa pas një politikani të suksesshëm , fshihen femra të suksesshme.Ndërkohë përkthyesja, Beti Njuma, shprehet se ky libër shkon përtej petkut politik, thellohet në ngjarjet dhe përjetimet e tyre dashurore dhe intime."Dashuri dhe Pushtet" , një shekull i historisë së Italisë me sytë e dashurisë. Një portret i pabotuar më parë i pushtetit, shkruar nga Bruno Vespa në mënyrë të drejtpërdrejtë e gjuhë temocionuese.