MZHETS me biznesin, sipërmarrja kundër ardhjes së armëve kimike të Sirisë

Biznesi kundërshton ardhjen e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Në një takim të zhvilluar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes ata i kanë kërkuar qeverisë që të mos marrë një vendim të tillë, pasi kjo do të largonte investitorët dhe do të dëmtonte rëndë turizmin.Kreu i Bisnes Albania, Luan Bregasi, deklaroi se kjo nismë do të ishte në dëm të ekonomisë së vendit.Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Avenir Kika, ngriti problemin e mosdhënies së lejeve të ndërtimit dhe të hipotekimit.Zv.ministrja e MZHETS, Brunilda Paskali, i premtoi biznesit se do të bëjnë gjithçka për të zgjidhur shqetësimet e ngritura.Në takim merrnin pjesë një sërë përfaqësuesish të biznesit vendas, të cilët ngritën disa prej problemeve më të prekshme për ta.