Meta-opozitës:Çarmatosuni vetë. Berisha:Vendimi s`është i NATO-s por i qeverisë
Çështja e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri ka rikthyer tensionin në Kuvendin e Shqipërisë.Deputetët e opozitës kërkuan që Kuvendi të ketë vetëm një rend dite, atë që kërkohet nga qytetarët jashtë Parlamentit, çështjen e armëve kimike. Por kjo është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili i ka akuzuar deputetët e opozitës se po spekuojnë me këtë çështje.“Ju keni nevojë të çarmatoseni.Të gjithë ju që ju i referoheni spekulimeve që keni nxitur vetë” iu drejtua Meta opozitës.Ndërsa në fjalën e tij, deputeti Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin se ka gënjyer shqiptarët duke u thënë se ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje.
“Për mëse 1 muaj një fantazëm frike dhe tmerri troket në portat e qytetarëve shqiptarë dhe kjo është fantazma e shndërrrimit të Shqipërisë në vendin e shkatërrimit të arsenalit më të tmerrshëm . Kryeministri i vendit ka bërë mega mashtrimin më të mëdh në histori, së pari ndaj partnerëve ndërkombëtar. Ai premtoi në Nju Jork në tre takime të veçanta se Shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt qe e refuzoi Rusia, një nga sipërfaqet më të mëdha të planetit, e refruzuan SHBA-së, e refuzoi Britania,Norvegjia dhe shume shtete të tjera. I mbeti Shqipërisë që për nga sipërfaqja është një kokërr kikiriku dhe nuk plotëson edhe një kusht të vetëm të manualeve teknike. Ky nuk është një vendim i NATO-s por i qeverisë shqiptare. Të vijë menjëherë kryeministri dhe të tregojë shqiptarëve se përse ka mashtruar” tha Berisha.Deputetja e PD-së Mesila Doda ka mbledhur përpara foltores gratë deputetë duke u kërkuar t`i bashkohen protestës kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.
“Kam 5 ditë që qëndroj me protestuesit. Sot jam zëri i tyre në këtë sallë. Kemi marrë vesh që vendimi është marrë madje që ftesa ka qënë nag qeveria shqiptare. Ftoj të gjitha nënat të vijnë këtu në këtë foltore deri sa të vij kryeministri dhe të japë llogari këtu" ka theksuar Doda ndërsa thirrjes ë saj i janë bashkuar deputetet e opozitës.