Ndalohet peshkimi i koranit në liqenin e Ohrit
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka urdhëruar ndalimin e peshkimit në liqenin e Ohrit.Sipas urdhërit të ministrit do të ndalohet peshkimi i Koranit dhe i Belushkave në liqenin e Ohrit nga 1 janari deri më 1 mars 2014.Sipas Ministrisë së Mjedisit, urdhri ka të bëjë me mbrojtjen e specieve autoktone të Belushkës dhe të Koranit gjatë riprodhimit.Korani vijon të mbetet specie në zhdukje si pasojë e gjuetisë pa kriter që bëhet në ujrat e Liqenit të Ohrit.Edhe pse janë të paracaktuara për të peshkuar dhe të licensuara vetëm 100 varka sipas të dhënave me peshkimin merren thuajse dyfishi i tyre duke e rritur edhe më tepër rrezikun për zhdukjen e peshkut.Për çdo vit në ujrat e Liqenit të Ohrit hidhen rreth 1 milion rasate për kryerjen e mbarrështimit të këtij peshku por pavarësisht kësaj sasie të madhe rezervat e koranit, po shterojnë.