Bektashinjtë kremtojnë ditën e Ashures, vizita në Kryegjyshatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2013, 12:30
Besimtarët bektashinj në gjithë vendin kremtojnë sot Ditën Botërore të Ashures.Me këtë rast kryegjyshatën e Bektashinjëve i vizituan sot qytetarë të shumtë, politikanë si dhe Konsulli i Nderit të Meksikës në vendin tonë Zoti Ylli Ndroqi.Në një ceremoni nga Kryegjyshata, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi gjithë besimtarët dhe shqiptarët për më shumë paqe, dashuri dhe vëllazëri.Dita botërore e Hashures është një nder ditet e shënuara për besimtarët bektashinj, të cilët me anë të saj adhurojnë dhe i afrohen Zotit.
Edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me rastin e Ditës së Ashures.

Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi i përcolli me këtë rast Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe të gjithë besimtarëve bektashinj, urimet më përzemërta për këtë ditë të shenjtë.
“Në këtë ditë të rëndësishme kujtojmë Qerbelanë, të gjitha sakrificat sublime njerëzore, sepse pa mundime dhe pa sakrifica nuk ka një perspektivë më të mirë. Dhe sigurisht që kjo është një ditë që na bashkon të gjithëve në emër të së ardhmes” u shpreh Meta.