Armët kimike, Blushi: Qeveria të tërhiqet nga negociimi
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka kërkuar nga qeveria shqiptare të tërhiqet nga negociimi për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri.Në një prononcim për mediat, pas seancës plenare, deputeti Blushi theksoi se frika dhe paniku i përhapur ditët e fundit krijon një preceptim të keq për Shqipërinë.“Ka një ndjeshmëri shumë të lartë qytetare, ka panik. Ka një panik i cili dëmton klimën e investimeve, krijon preceptim të keq për Shqipërinë dhe sigurisht ka një çështje prestigji. Pyetja është pse duhet Shqipëria ta bëjë këtë. NATO ka vende që kanë kapacitet më të mëdha që e kanë kundërshtuar se ne Është koha të dëgjohet më shumë populli dhe qeveria të tërhiqet nga kjo negociatë. Ky do të ishte një vendim i duhur për Shqipërinë në këtë moment përndryshe perceptimi i Shqipërisë jashtë vendit do të dëmtohet rëndë. Dhe nuk është koha të dëmtohet imazhi i Shqipërisë, është koha për ti dëgjuar shqiptarët shumë më shumë nga se i kemi dëgjuar në të shkuarën. Nuk kemi ardhur në pushtet për të demontuar armë kimike por për të ndryshuar ekonominë e vendit, për të krijuar paqe sociale, kishim një program shumë premtues për të cilën shqiptarët na besuan" tha Blushi.Ai theksoi se çështja e armëve kimike nuk është kauzë e opozitës por e popullit shqiptar dhe se opozita mund të përfitojë vetëm pak nga kjo situatë.“Kjo situatë duhet ta detyrojë qeverinë të tërhiqet nga kjo negociatë. Është e pamundur për shumë deputetë të votojnë në Parlament dhe kudo qoftë për një akt që sjellë armë kimike në Shqipëri. Jam i bindur që opozita por të ishte në pushtet para 6 muajsh me dhunë dhe pa kompromis do të sillte armë kimike në Shqipëri pasi e ka bërë në raste ekstreme. Kjo nuk është kauzë e opozitës, opozita mund të përfitojë vetëm pak. Opozita po vjedh mitingun e popullit shqiptar që është kundër armëve kimike” u shpreh Blushi.