Armët kimike, protestë para Parlamentit. Meta: S`ka ende asnjë vendim. Do dëgjohet zëri juaj

Qytetarë të shumtë, nxënës të shkollave, studentë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe deputetë të opozitës  janë mbledhur sot para Parlamentit për të kundërshtuar asgjesimin e armëve kimike në Shqipëri.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komunikuar me protestuesit duke i kërkuar të mos nxitohen pasi nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, qeveria do të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe  çdo vendim do  të ketë në themel zërin dhe të ardhmen e tyre e cila nuk do të cënohet."Dua t`ju siguroj se ky është Parlamenti juaj dhe kjo është qeveria juaj dhe asnjë vendim nuk është marrë dhe nuk do të merret pa dëgjuar zërin tuaj dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Sazan Gurit dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile unë erdha këtu duke e ndjerë shqetësimin tuaj por duke ndjerë dhe spekulimet e mëdha që janë bërë për këtë çështje. Prandaj te jeni të sigurtë që çdo vendim do të ketë në themel të ardhmen e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve. Prandaj te keni besim se ky është Parlamenti juaj dhe kjo është qeveria juaj.Çdo vendim do  të ketë në themel zërin tuaj dhe të ardhmen tuaj që nuk do të cënohet. Ju premtoj që bashkë me përfaqësuesit më të shquar të shoqërisë civile, bashkë me të gjithë ata që kujdesen për të ardhmen e vendit ne do të jemi në krahun tuaj dhe në të ardhmen së vendit  dhe absolutisht ju duhet të jeni të sigurtë që ky Parlament dhe kjo qeveri nuk mund të vihet kundër vullnetit  tuaj” u shpreh Meta.Protesta ka nisur me një marrëshim nga fakultetit ekonomik drejt ambasadës amerikane për të përfunduar para Parlamentit.Mësohet se forca të shumta policie dhe forcat speciale  ndodhen para Parlamentit.Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë.Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës Amerikane, Parlamentit për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë në shkatërrimin e armëve kimike siriane në vendin tonë.Protesta do të ketë gjatë gjithë ditës së sotme edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.Ndërkohë Presidenti Nishani do të presë sot një përfaqësi të protestuesve për të diskutuar për çështjen e shkatërrimit të armëve kimike.Ora 14:23 Basha-Berisha bashkohen me protestuesit kundër armëve kimikeIsh-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i janë bashkuar protestës së qytetare kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Basha tha se “jemi këtu për t’i thënë jo armëve kimike, jo transparencës.”

Edhe Berisha ka ftuar rininë shqiptare të ngrihen të gjithë në protestë të fuqishme kundër armëve kimike në Shqipëri.

“Protestë e fuqishme e nxënësve dhe studentëve të Tiranës! Vendosmëri, optimizëm i jashtëzakonshëm i të rinjëve kundër mashtrimit makbethian të Edi Ramës dhe për një Shqipëri pa armë kimike. Zoti i bekoftë!!!” shkruan Berisha në fb.