Menaxhimi i integruar i mbetjeve, Ifti: 1 mln mbetje urbane që kërkojnë trajtim urgjent
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2013, 17:49
Një kohë që në vend po protestohet për mundësinë e demontimit të armëve kimike siriane në vendin tonë qeveria ka gjetur kohë që të diskutojë edhe për menaxhimin e mbetjeve urbane.Numrat dy të disa Ministrive të linjës kanë diskutuar në një tryezë të përbashkët në lidhje me këtë problem të prekshëm për mjedisin në Shqipëri. Olijana Ifti, zv.ministrja e Mjedisit u shpreh se në vend janë mbi 1 milion mbetje urbane të cilat duhet të trajtohen sa më parë.Komiteti Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve realizoi takimin e pare, ku ndër të tjera u bë apel edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve.