Armët kimike, Basha: PD, kërkesë për referendum dhe mocion debati
Partia Demokratike do të depozitoj sot në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një referendumi për shkatërrimin ose jot ë armëve kimeke në vendin tonë.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar në mbledhjen e grupit se PD-ja do të depozitojë edhe një kërkesë për mocion me debat."PD-ja është e vendosur që të ndalojë këtë gjë. PD-ja do të depozitojë sot kërkesën për referendum. Për këtë çështje jetike duhet të vendosë i gjithë populli. Për ne zëri dhe vullneti juaj është gjëja më e shtrenjtë. Bashkë me kërkesën për referendum grupi i PD-sw do të depozitojë kërkesën për mocion me debat për kryeministrin e pasinqertë mashtrues e turbullues për qytetarët. Aleatët tanë e dinë kontributin tonë për paqen në rajon. Shoqëria e lirë shqiptare nuk mund e nuk do të pranojë kurrë të trajtohet nga kryeministri si një çiflig personal . Me njerëzit e lirë do të shpëtojmë votën e lirë, demokracinë e do të ruajmë Shqipërinë" tha Basha.
Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se ka gënjyer kur iu tha shqiptarëve se nuk është marrë një vendim sa i përket shkatërrimit të armëve kimeke në vendin tonë."Që prej ditës së parë të përhapjes së këtij lajmi, Partia Demokratike i kërkoi kryeministrit që të jetë i hapur me qytetarët dhe me opozitën. Kryemini zgorhi rrugën e tij të preferruar, heshtjen arrogante, injorim të kërkesës së opozitës dhe të zërit të mijëra e mijëra qytetarëve të këtij vendi. Si kryetar i opozitës por edhe si qytetar i këtij vendi i drejtova thirrjen publike të mos bëj strucin me publikun por edhe me partnerët ndërkombëtar. Më në fund kryeministri foli, shqiptarët e dëgjuan por nuk u qetësuan aspak por u shqetësuan edhe më shumë po indinjohen edhe më shumë. Kryeministri foli me gjuhën e gënjeshtrës. Ai mashtroi popullin duke u thënë se nuk kemi marrë vendim. Por qytetarët nuk e besuan. Në pozicionin e një kryeministri arbitrar, Edi Rama është dy herë gënjeshtar, me publikun shqiptar dhe me ata të cilët i ka iliduar sikur drejton një vend që nuk ka opinionin publik, nuk ka opozitë por është vetëm ai. E nisi, por e vazhdon dhe shpreson të dalë me mashtrime. Si jo rrallë herë në këto vite, ai prap nuk do të dëgjojë zërin e popullit dhe opozitës" tha Basha.