Kuvend,mazhoranca rrëzon dekretin e Nishanit për nëpunësin civil

Mes zhurmës dhe protesës së deputeteve të opozitës, mazhoranca ka rrëzuar në Parlament dekretin e Presidentit i cili ktheu për rishqyrtim si antikushtetues Aktin Normativ për shtyrjen me 6 muaj të Statusit për Nëpunësin Civil.Mazhoranca ka rrëzuar me 75 vota pro dhe 1 abstenim dekretin e presidentit për rishqyrtim të aktit normativ të ligjit për nëpunësin civil.Gjithashtu shumica ka miratuar edhe pro marrëveshjes së qeverisë me agjensinë “Crown Agents” për kontrollin doganor.I gjithë procesi i votimit është shoqëruar nga zhurma e deputetëve të PD të cilët ishin ngritur nga vendet e tyre dhe ishin vendosur përpara foltores së Parlamentit për të kundërshtuar shkatërrimin e armëve kimike në vendin tonë.