PD dorëzon në Kuvend kërkesën për referendum. Halimi: Të dëgjohet zëri i qytetarëve
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për referendum për shkatërrimin ose jo të armëve kimike në Shqipëri. Deputeti demokrat Eduard Halimi është shprehur në një prononcim për mediat se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet."Do të jenë vetëm qytetarët ata që do të vendosin, Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, i atyre që kanë të drejtë vote dhe në emër të tyre të të gjithë fëmijëve të porsalindur dhe atyre që do të lindin. Është momenti që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve. Bashkë me kërkesën grupi parlamntar i PD do dorëzojë dhe një kërkesë tjetër për mocion për debat lidhur me mashtrimin publik që kryeministri po u bën qytetarëve shqiptarë se ky qenka detyrim i NATO-s. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare dhe vetë NATO po përgenjështrojnë çdo minutë këtë Kryeministër që po fut në panik një komb të tërë” tha Halimi.Ndërkohë krahas kërkesës për referendum, Halimi tha se PD ka kërkuar mbledhjen urgjente të parlamentit për të miratuar një rezolutë që pengon qeverinë për një vendimarrje lidhur me armët kimike deri sa të flasë populli përmes referendumit.“Dhe nëpërmjet kësaj kërkese i kemi kërkuar parlamentit të mblidhet në mënyrë të mënjëhershme dhe të miratojë një rezolutë duke i kërkuar qeverisë të mos marrë asnjë vendim të vetëm derisa populli sovran të shprehet në mënyrë të qartë dhe të drejtëpërdrejtë për lejimin ose jo të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri” deklaroi ai.Ndërkohë që në orën 18:00, PD do të mbledhë grupin e saj parlamentar.