Ruçi: S`ka asnjë vendim për armët kimike. Berisha: Rama të vijë në Kuvend

Pas 10 minuta ndërprerje, seanca e Kuvendit ka nisur sërish me debate të ashpra mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Këta të fundit kanë kërkuar  sërish mocion me kryeministrin Rama dhe që seanca plenare të shqyrtojë vetëm çështjen e armëve kimike.Deputet e PD-së, të kryesuara nga Mesila Doda po qëndrojnë pranë foltores së Parlamentit duke kërkuar që kryeministri Rama të japë llogari sa i përket vendimit për shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi  duke folur në seancën plenare të Kuvendit theksoi se respekton maksimalisht ndërgjegjen qytetare.  Ai ka përgëzuar gjithë qytetarët që janë sensibilizuar, pasi kjo sipas tij është demokracia ndërsa shtoi se nuk është marrë ende një vendim për këtë çështje."Kjo flet për nje pjekuri, për përgjegjësi qytetare që vë përgjegjesinë e politikanëve dhe atyre që kanë marrë mandatin për të qeverisur. Por duke parë dje dhe sot e duke dëgjuar në Kuvend, kryeministrin në hije të opozitës, që nënvizoi një panik dhe tmerr për çdo familje shqiptare. Kjo krenari që pata për popullin e vendit tim, pse o njeri dhe një gjë të mirë që lulëzoi në Shqipëri po e shkatërron, mos e trash zullumin. Ju garantoj jo vetëm në emrin tim, por në emër të maxhorancës socialiste, të kryeministrit të vendit se ne kemi gjithë pëegjegjësinë dhe jemi shumë të përgjegjshëm për hapat që kemi hedhur dhe ju garantojmë qe nuk ka deri me sot asnjë vendim, e s`do të ketë asnjë vendim që cënon interesat e vendit tonë të përbashkët, që cënon interesat kombëtare dhe rajonale, që cënon interesat ekonomike, turistike, mjedisore të këtij vendi e aq më pak të jetës së qytetarëve, ne për këtë jemi votuar. Nuk do të ketë asnjë vendim që do të bjerë në kundërshtim për atë që kjo maxhorancë është votuar, çdo gjë do të jetë e rakorduar dhe dakordësuar totalisht me BE dhe NATO. S’do ketë asnjë vendim që në këtë vend të shtohet qoftë edhe një shqiptar që s’ka deri më sot asnjë ndjenjë antiamerikane që kërkojnë të ndjellin kryetari dhe kryeministri në hije i kësaj maxhorance” tha Ruçi.I menjëhershëm ka qënë reagimi i ish-kryeministrit Berisha i cili kërkoi kthimin urgjent të kryeministrit Rama në sallën e Kuvendit për të dhënë llogari për çështjen e armëve kimike."Të njëjtën gjë tha edhe nënkryetari i PS-së velia që vendimi është marrë. Premtimin e parë ua keni bërë rusëve, pyesni amerikanët, pot ë doni lexoni. Unë them çfarë thotë shtypo amerikan.  U thërrisni arsyes, nëse një i papërgjegjshëm mashtron nga arenat më të larta botëror se Shqipëria është vend i përshtatshëm për të shkatërruar 16 tonë, kundrejt qindra tonëve që shkatërron Rusia, ky është problemi i tij.  Zhvishuni nga interesat personale, kjo nuk i ka ndodh asnjë vendi në botë. Të ngrihet një njeri e të thotë se do zgjidh çështjet botërore jashtë kapaciteteve reale, ne kemi vendi me mundësitë më të paktë për çmontimin e armëve kimike. Kjo ka shkaktuar një tronditje të thellë. Janë mijëra familje që kërkojnë të largohen nga vendi. Ju e keni shkelur linjën e kuqe. Ne kemi dashur të mos e politizojmë por ju e politizoni” tha Berisha.Replika Meta-BerishaNdërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta ka sugjeruar që opozita ta bëjë interpelancën me karakter urgjent. “Kjo nuk ka lidhje as me demokracinë, as me dialogun, as me ndjeshmërinë ndaj qytetareve. Ku e bazoni kërkesën tuaj, cili nen i rregullores e përcakton këtë” ka theksuar Meta.“Të vijë urgjent kryeministri. Është neni popull që e kërkon” u përgjigj Berisha.Deputetja e PD-së, Mesila Doda ka deklaruar se ajo dhe deputet e PD-së nuk do të lëvizin nga foltorja e Kuvendit deri sa të vijë kryeministri Rama në Kuvend.

 Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta duke biseduar me ish-Kryeministrin z. Sali Berisha për të qetësuar situatën e krijuar në sallën plenare dhe vijimin normal të punimeve në Kuvendit.

Berisha jashtë parlamentit: Po të isha në detyrë do të mbaja të njëjtën qëndrim.Ish-kryeministri Berisha deklaroi se do të mbante të njëjtin qëndrim për armët kimike edhe po të ishte në detyrë."Nëse do të isha në detyrë në ndërgjegjent  time më të plotë do të mbaja këtë qëndrim që mbaj sot.  Nëse opozita para një jave do të thoshte që ndodh sot gjysma e shqiptarëve nuk do i bënin. Por tani foli Pol Wolker, zëdhënësja e NATO-s. Parlamenti i opozitës do të jenë rrugët edhe sheshet e opozitës. Nuk do të pranojmë që Shqipëria e cila u çlirua nga armët kimike të ketë prapë armë kimike. Kërkojmë  të rikthejë vendimin” tha Berisha.