Armët kimike, zëdhënësi i KE: S’ka vendim,në listë janë disa shtete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2013, 14:13
Zëdhënësi i KE-së, Michael Mann ka deklaruar se janë shumë vende në listë për shkatërrimin e armëve kimike siriane, por ende nuk është marrë një vendim konkret për këtë çështje.Në një konferencë për shtyp, Mann ka garantuar se kudo që të ndodhë proçesi i shkatërrimit të këtyre armëve, ai do të bëhet në mënyrë shumë profesionale dhe të sigurt.Ai ka shtuar se çështja e armëve kimike siriane nuk është vetëm shqiptare, ajo është një çështje ndërkombëtare, por ka refuzuar të japë detaje të tjera në lidhje me funksionimin e këtij proçesi."Presim të publikohet plani i Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike dhe OKB-së. Vetëm pas publikimit të planit të OPCW dhe OKB mund të komentojmë aspektet" tha Michael Mann.