Veliaj: Berisha, konsull i Asadit në Tiranë. Do kemi një vendim të drejtë
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka siguruar shqiptarët se qeveria do të marrë një vendim të drejtë sa I përket çështjes së shkatërrimit të armëve kimike në vend. Ai ka bërë apel për mosinkurajim të histerisë kolektive duke theksuar se vendimi do të merret edhe në sajë të dëgjimit me respekt të partnerëve.“Njeriu që përdori armët kimike kundër popullit të Vlorës, vrau protestuesit, nuk respektoi asnjë referendum, ai që s’ka të drejtë të protestojë. Ai urdhëroi përdorimin e armëve kimike kundër popullit të vet, është e pafytyrë që ky konsull i Asadit në Tiranë mundohet të ngjallet vet politikisht duke u kapur pas Asadit, ky njeri i vriste këta protestues. Ky që nuk lejoi asnjë referendum përdor histerinë personale për të shkuar në referendum”- tha Veliaj.Sipas tij, Berisha merrte muxhahedinë dhe nuk e dinte asnjë njeri. “Këtij nuk i janë tharë akoma jargët e servilizmit, ne jemi njerëz modernë, dëgjojmë partnerët, popullin tonë, shohim alternativa, do kemi një vendim të drejtë dhe koha do ta tregojë që Rama ka thënë të vërtetën” tha Veliaj.