"Shpërthen Berisha": Rama mashtrues aventurier, ka pranuar shkatërrimin e armëve kimike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2013, 19:04
Vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama u dha garancinë shqiptarëve se ende nuk ka një vendim nga qeveria e tij për të shkatërruar armët kimike në Shqipëri, paraardhësi i tij Sali Berisha nuk ka hezituar ta quajë një mashtrues aventurier që po u hedh hi syve shqiptarëve. Në një reagim të ashpër në rrjetin social fb, Berisha citon drejtorin e Organizatës Botërore të shkatërrimit të armëve kimike Paul Walker, qe sipas Berishes deklaron se Edi Rama ka pranuar shkatërrimin e arsenalit kimik sirian në Shqipëri.“Paul Walker, drejtori i Organizatës Botërore të shkatërrimit të armëve kimike përgënjeshtron Ramën. Ai deklaron se. Kjo deklaratë dëshmon kështu mashtrimin monstruoz që Edvin Kristaq Rama iu bëri më së fundi edhe dje qytetarëve shqiptarë. Faleminderit z. Walker. Ky është Edi Rama, mashtrues aventurier që trajton qytetarët shqiptarë si qënie eksperimentale për ti mashtruar !!! “ shkruan Berisha.Nga konferenca e organizuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare me gjithë institucionet e shtetit me tematikë luftën kundër korrupsionit, kryeministri Edi Rama ndërsa mirëkuptoi protestat kundër armëve kimike, tha se ende nuk ka një vendim dhe se shumëcka mbetet ende pjesë e një diskutimi intensiv të gjërë dhe me përgjegjshmëri të lartë nga të gjithë, përfshirë këtu edhe qeverinë.Kryeministri Rama siguroi se qeveria e tij nuk do të pranojë kurrë një vendim që, sipas tij, do të rrezikonte jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Paloka: Vetëm një rrugë për të shpëtuar nga armët e Assad, të permbysim qeverinë
