Tepelenë, atentati ndaj 30-vjeçarit, policia vë në pranga 3 prej autorëve

Zbulohen dhe arrestohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar të vrasjes së shtetasit Aurel Haxhiaj dhe të plagosjes së shtetasit Niko Baka, në Memaliaj të Tepelenës. Strukturate Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Gjirokastër, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe të marrjes sëprovave tekniko-balistike, kimike e biologjike kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së martës. Nga policia u arrestuan tre shtetas si autorë të dyshuar dhe u shpall në kërkim autori i katërt, konkretisht:Ali Manaj, 45 vjeç,lindur dhe banues në fshat Memaliaj;Henri Manaj, 45 vjeç, lindur e banues në Tepelenë;Elmand Hajdaraj, 25 vjeç ,lindur dhe banues në fshat MemaliajSi dhe u shpall në kërkim shtetasi Joni Manaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshat Memaliaj , i dënuar më parë në shtetin grek përvjedhje me armë.Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 12.11.2013, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Aurel Haxhiaj si dhe kanë plagosur shtetasin Niko Baka për motive hasmeri.Nga hetimet paraprake rezulton se në shkurt të këtij viti babai i shtetasit Niko Baka, Qamil Baka, nëfshat Memaliaj pas një konflikti për pronësi ka vrarë me thikë shtetasen Adelina Beqiri, komshien e vet dhe ka plagosur me sende të forta dhe vëllain e saj shtetasin Ali Manaj. Kjo ngjarje mendohet se ka shërbyer si motiv për Ali Manaj dhe dy nipat e tij Henri e Joni Manaj për t’u hakmarrë ndaj Niko Bakës, hakmarrje që në fakt i mori jetën shtetasit Aurel Haxhiaj.Ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të këaj vepre penale.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim”.