Çiflig me hashash në Zall-Bastar, sekuestrohen 400 kg drogë, arrestohen dy vëllezër
Dy vëllezër e kishin kthyer pronën e tyre në vendin e kultivimit të hashashit, ndërsa banesën në një laborator të përpunimit të lëndës narkotike. Nuk dihet prej sa kohësh e ushtronin këtë aktivitet, por tashmë janë zbuluar dhe kanë rënë në prangat e policisë.Policia ka arrestuar dy vëllezërit Ilir dhe Gani Meta, në banesën e tyre ne Komunën Zall-Bastar në periferi të Tiranës, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar 400 kg hashash. Siç duket edhe nga pamjet nje pjese e lendes narkotike ishte ne proçesin e tharjes dhe perpunimit, ndersa nje pjese tjeter ishte paketuar dhe ishte gati per tu shiturGjatë kontrollit në banesën e dy vëllezeërve policia ka gjetur edhe 4 armë zjarri, eksplozivë dhe detonator dhe një sasi të konsiderushme fishekësh.Në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat e komisariatit numër 4 si dhe efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë.