Komisioni Europian 82 mln euro për reformat në Shqipëri
Komisioni Europian miratoi sot programin kombëtar për vitin 2013 për Shqipërinë në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para- Aderimit ( IPA) .Plot 82 milionë euro do të financojnë 19 programe të përshtatura për nevojat e veçanta të vendit, në mbështje të reformave dhe investimeve në fushat kyçe si: qeverisja , drejtësia, çështje e brendshme, transporti, mjedisi , punësimi dhe përfshirja sociale, po ashtu edhe bujqësia dhe zhvillimi rural.Si një prioritet strategjik,programi i KE do të ndihmojë në forcimin e pavarësisë dhe efikasitetit të drejtësisë dhe do të përmirësojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar .Financimi do të mbështesë gjithashtu reformat konkrete në fushën e administratës publike, me qëllimin përfundimtar për të rritur besimin e shqiptarëve në administratën shtetërore të tyre.Mbështetja do të shkojë edhe në mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, i cili është një nga sfidat më të rëndësishme që Shqipëria do të duhet të përballojë në vitet në vijim.Vetë komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, u shpreh se Shqipëria ka treguar përkushtim në procesin e integrimit, ndërsa ka shtuar se fondi i lëvruar do të çojë përpara reformat e ndërmarra dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve.“Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj ndaj procesit të integrimit, e cila u reflektua me rekomandim e fundit të Komisionit per ti dhënë statusin e vendit kandidatit . Reformat, megjithatë, duhet të jenë të qëndrueshme dhe unë jam i bindur se programi i këtij viti do të ndihmojë Shqipërinë për të bërë këtë dhe të sjellë ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve të saj “- ka thënë Füle .Ndërkaq për herë të parë, programi vjetor IPA përfshin një sërë projektesh , të cilat do të zbatohen drejtpërdrejt nga administrata shqiptare nëpërmjet granteve dhe procedurave të prokurimit.