Aksident në Vorë, përplasen automjetet,1 i vdekur dhe 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2013, 18:35
1 person ka humbur jetën,ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë në një aksident rrugor në aksinTiranë-Durrës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.Ndërsa nuk dihen ende identitetet e viktimës dhe 3 të plagosurve, këta të fundit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Forca të policisë kanë mbërritur në vendgjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë.