Lojërat e fatit, Bashkia e Tiranës Tahirit: Të mblidhen në një vend

Bashkia e Tiranës është e vendosur për grumbullimin në një pikë të vetme të të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e saj. Kjo ka qenë përgjigjia që Bashkia më e madhe në vend i ka dhënë Ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri për lojërat e fatit, ndërsa ka kërkuar nga pushteti qëndror të marrë masa të menjëhershme për zhvendosjen e tyre."Informojmë ministrin e paqartë se Këshilli Bashkiak, në tetor 2012 miratoi pa votat e PS vendosjen e një takse për lojërat e fatit. Ky vendim u zbatua deri më 25.07.2013, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pezullimin e vendimit, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Bashkia e Tiranës e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Bashkia e Tiranës është e vendosur për grumbullimin në një pikë të vetme të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e saj. Qeverisja qendrore është e ftuar të japë kontributin e saj në këtë drejtim. I kërkojmë pushtetit qendror, të marrë masa të menjëhershme për zhvendosjen e tyre", thekson Bashkia e Tiranës.