Thertoret në rrugë, rikthehen aksionet, mbyllen 80 % e aktiviteteve të paligjshme

Rikthehen kontrollet për mbylljen e thertoreve dhe pikave të tregëtimit të cilët shesin mish pa asnjë kusht higjeno-santiar. Këtë herë nuk është më aksion i vendorëve, por i pushtetit qendor, Ministrisë së Bujqësisë, Prefekturës e Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.Përvoja tregon se shpesh aksione të tilla kanë nisur vrullshëm dhe më pas kanë ndaluar pa i dhënë zgjidhje përfundimtare mos tregëtimit të mishit në këto kushtet kur në rrezik është shëndeti i popullatës. Por sekretari i përgjithshëm i Prefektures, Besjan Pesha, tha se këtë këtë aksion ka arsye për të besuar seriozisht.3 kanë qënë zonat në të cilat është ushtruar kontroll. Pazari i ri, në Kodër Kamëz dhe Institut. Ekspertët ende nuk kanë një inventar se sa pika do të mbyllen por thanë që nuk do të lejojnë asnjë thertore e treg që shet mish në qiell të hapur.Ministri Panariti, vizitë në thertore në Tiranë. Nis punën task-forca në Tiranë, mbyllen 80 % e aktiviteteve të paligjshmeMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti,zhvilloi sot një vizitë në një thertore moderne në periferi të Tiranës, ku mishi përpunohet sipas gjithë parametrave dhe standardeve higjenike.Vizita e Panaritit u krye në kuadrin e aksionit të task-forcës që nisi aksionin sot në gjithë Tiranën, për të larguar përfundimisht nga tregtimi në rrugë mishin dhe produktet e tij si dhe tregtimin e kafshëve të gjalla.Ministri Panariti zgjodhi të vizitojë pikërisht një sipërmarrje private për të dhënë mesazhin se ky është standardi dhe modeli që ne synojmë për tregtimin e mishit dhe që i shërben shëndetit të konsumatorëve.Ministri Panariti me këtë rast u bëri apel gjithë qytetarëve që të mbështesin Ministrinë e Bujqësisë në këtë angazhim që është marrë për të vendosur standarde të sigurisë ushqimore sic i kanë gjithë vendet e Bashkimit Europian.Ai u shpreh se në Shqipëri ekzistojnë kapacitetet, konkretisht thertore të tilla, por jo të gjithë fermerët apo tregtarët e mishit shfrytëzojnë mjedise të tillla për të sjellë kafshët e tyre për t’i therur e përpunuar, para se t’i tregtojnë.Ministri përgëzoi pronaret e thertores në periferi të Tiranës për punën që bëjnë duke i siguruar ata se ky biznes do të ketë perspektivë pasi i shërben vendosjes së standardeve të kërkuara në sigurinë dhe cilësinë ushqimore.Nis punën task forca në terren, mbyllen dhjetëra pika shitjeje të mishit në sheshin 'Avni Rustemi' dhe KamëzSot në Tiranë nisi punën ‘task forca’ nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë e cila u përqëndrua fillimisht në sheshin ‘Avni Rustemi ku më shumë se 80 përqind e pikave të shitjes që ishin në kundërshtim me ligjin, u vetëmbyllën.Ndërkohë aksioni i task forcës ka vazhduar në kthesën e Kamzës dhe në Institutin e Kamzës ku dhe janë konfiskuar një sërë produktesh dhe mjetesh të tregtimit të mishit dhe kafshëve të gjalla që vepronin në kundërshtim me ligjin.Task forca do të vazhdojë punën çdo ditë, dhe do të shtrihet në gjithë vendin në një operacion të pakthyeshëm për të vendosur zbatimin e ligjit në këtë drejtim.