Akuzohet për përdhunim të nuses, gjykata “arrest me burg” për Gjergji Begollin
Gjykata e Korçes ka nisur gjykimin e çeshtjes ne ngarkim te Gjergji Begollit, 44-vjeçarit nga fshati Menkulas i Devollit i cili akuzohet nga nusja e djalit te tij, 17-vjeçarja me inciale K.GJ per kryerje të marrëdhenieve seksuale pa deshiren e saj.Gjykimi ndaj Begollit u zhvillua me dyer te mbyllura per shkak te specifikes se ngjarjes, por paraprakisht Begolli nuk ka kerkuar asgje nga trupi gjykues. Prokurori i çeshtjes, Juli Kristo, i paraqiti provat e mbledhura deri me tani per ngjarjen ne lidhje me akuzat e bera ndaj 44-vjeçarit, te cilat jane hedhur poshtë si nga 44-vjeçari edhe avokati i tij.Por pavaresisht ketyre, trupi gjykues vendosi masen “arrest me burg” ndaj 44-vjeçarit deri ne perfundim te hetimeve nga ana e prokurorise dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.Ngjarja u shenuar tre dite me pare ne Menkulas te Devollit, ku pas denoncimit nga nusja e djalit te tij Gjergji Begolli u arrestua nga policia per marrdhenie me te mitur,ndersa djali dhe bashkeshortja e Begollit i kane hedhur poshte akuzat e ngritura nga nusja 17-vjeçare,sipas tyre ajo kish krijuar nje lidhje jashtemartesore dhe po perdorte kete akuze si pretekst per tu larguar nga shtepia.