Korçë, shembet ndërtesa, plagosen tre fëmijë
Reshjet intensive te shiut per pak sa nuk kane shkaktuar 4 viktima ne lagjen nr 18 te qytetit te Korçes, pasi godines ku jetojne 10 familje i eshte rrezuar çatia. Banoret shprehen se kane ndjere nje tronditje te forte e me pas çdo gje qe qendronte mbi çati ka rene ne mes te dhomave.Ne njëreren prej banesave mbeten te bllokuar tre femije dhe nje grua 35 vjeç,te cilet jane nxjerre nga bashkeshorti i saj dhe jane derguar me urgjence ne spitalin e Korçes, pasi kishin marre plage te shumta ne trup.Ne kete godine jetojne 10 familje, te cilat tashme kane mbetur ne qiell te hapur per shkak te amortizimit te çatise e cila eshte shembur.Jane rreth 40 persona te cilet kane mbetur ne dite te hallit per shkak te rrezimit te godines, ndersa nevoja per te nderhyre eshte emergjente pasi termometri tashme eshte ne ulje.