Kiri mbetet i rrezikshëm, argjinaturat u prishën me reshjet e para
Tashme eshte e qarte. Ne lumin Kir nevojitet financim konkret dhe projekt serioz. Treguesi me i mire i nje realiteti te tille eshte fakti se argjinatura e nisur vetem 1 muaj me pare u shkaterrua me shirat e pare te dimrit.Punimet aq te mirepritura, nisen ne fillim te muajit tetor me qellim jo vetem shpetimin e 100 banesave ne fshatin Bardhaj, komuna Rrethina , por dhe qytetit te Shkodres nga vershimi i fuqishem i lumit Kir.E megjithate kane mjaftuar me pak se 12 ore reshje per te shkaterruar kete investim. Banoret e Komunes ndihen seriozisht te rrezikuar, ndaj i bejne apel shtetit te nderhyje per nje argjinature te mirefillte te ndertuar mbi nje projekt te studiuar nga inxhinier dhe arkitekt profesionist, pasi kjo eshte e dyta here qe investimet qesharake i merr uji se bashku me parate e shpenzuara.Vershimi i lumit Kir eshte nje rrezik evident gjithashtu per dhjetra banesa te fshatit Bardhaj, si dhe devijimi i shtratit te tij rrezikon shtyllat e tensionit te larte, te cilat furnizojne me energji elektrike komunen Rrethina dhe komunen Postribe ne rrethin e Shkodres. Nderkaq gërryerja e tokes nga lumi vijon duke vene ne alarm banoret e zones, te cilet e ndjene veten te pambrojtur ndaj rrezikut.