Ankohen importuesit e duhanit: Akciza dhe pulla fiskale po na falimentojnë
Në kohën kur çmimi i duhanit në treg ka pësuar një rritje prej 40 lekësh të rinj për paketë dhe pritet akoma një rritje për shkak të rritjes se akcizës Komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese ka zhvilluar një seancë dëgjimorë me industrinë e duhanit në vendin tonë.Perveç akcizës si problematikë ajo që shqetësonte më shumë këto biznese ishte pulla fiskale,e cila bëhet nga një kompani konçesionare e huaj. Sipas Florar Pustinës, këshilltar ligjor i një prej këtyre kompanive kjo pullë është një kosto e shtuar në kurriz të konsmumatorit. Ndërsa, Eduart Shalsi, kryetar i Komisionit sqaroi se do ti kërkojë llogari qeverisë për këtë konçesion.Në parim distributorët e cigareve në vendin tonë ishin dakord për rritjen e akcizës, e cila aktualisht qëndron në kufinjtë e 70 lekëve për paketë.Vilma Nushi, përfaqësuese e këtij bisnesi kërkoi që rritja e akcizës të bëhet në mënyrë graduale me 10 lekë në vit. Për deputetin e opozitës, Genc Ruli, akciza nuk duhet rritur,pasi kalimi i këtij limiti do të nxiste kontrabandën në këtë sektor.Shqetësim sipas Rulit ky biznes duhet të ketë taksën progresive.Përsa i takon këtij viti, importi i cigareve është ulur, çka do të thotë më pak të ardhura në buxhet,ndërsa tregu është më i disiplinuar, pasi është ulur kontrabanda.