Çelet panairi i 16-të i librit,Ymeri: Jemi në gjendje emergjente

Panairi i 16-të i libirit është hapur me më pak botime se një vit më parë, mbi 1800 tituj të rinj, më me pak shtëpi botuese pjesëmarrëse dhe me një sërë shqetësimesh të ngritura nga Shoqata e Botuesve.Petrit Ymeri tha se botimet në vend janë në gjendje emergjente, shitjet e librave kanë rënë me 30%, po mbyllen libraritë e po mungojnë politikat e reja për të mbështetur librit. Ymeri tha se shteti në bazë të ligjit merr edhe 5 kopje nga botimi për Biblotekën Kombëtare kur mund të merrte 1 ose 2 kopje.Në këtë çelje të panairit Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se do ketë një tryezë të posaçme me qëllim për të luftuar piraterinë në vend.Gjithashtu në këtë panair ndryshe nga të tjerët do të jenë një grup ekspertësh të BE, të cilët do të shohin nga afër problemet me legjislacionin për pronësinë intelektuale dhe gjendjen e botimeve për të përcjellë më vonë edhe rekomandimet. Shqetësimi i pronësisë intelektuale dhe piraterisë u ngrit edhe nga Ambasadori i BE, Ettore Sequi dhe ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu.