Protestë kundër armëve kimike, qytetarët apel Kryeministrit dhe Presidentit

Qytetarë të shumtë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe politikanë janë mbledhur para Kryeministrisë për të kundërshtuar asgjesimin e armëve kimike në Shqipëri.Me akuza se vendi po shkon në krim e vdekje, organizatorët kanë bërë apel që në këtë protestë të bashkohen të gjithë, kryesisht të rinjtë. Paralel me protestën në Tiranë, qytetarët po protestojnë edhe në qytetin e Korçës dhe Elbasanit.Shoqëria civile thotë se do përshkallëzojë protestën e saj duke zbritur në rrugë përpara Kryeministrisë dhe Ambasadës Amerikane reagimi qytetar duhet te jetë i madh kundër sjelljes së armeve në Shqipëri, për të mos lejuar përfshirjen e vendit tonë ne këtë proçes, pasi në datën 17 nëntor mund të merret vendimi dhe nuk ka më kohë as për mbajtjen e një referendumi.

Korça kundër armëve kimike, studentët: Jo armët e Assad në Shqipëri

Dhjetra studente te Universitetit “Fan Noli” te qytetit te Korçes i jane bashkuar protestave per ti thene stop  importit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi. Me pankarta ku shkruhej “Stop armeve kimike dhe lendeve toksike”, te rinjte kane bere thirrje qe gjithe shqiptaret te ngrihen ne protesta per te parandaluar problemet tek pasardhesit e tyre.

Protestes se te rinjve i jane bashkuar edhe anetare nga shoqeria civile dhe tifozeria e “Sport Klub Skenderbeut”.

Protesta ndaj armeve kimike te Assadit, 1000 ton prej te cilave priten te importohen ne Shqiperi per tu demontuar, nuk do te perfundojne me kaq.

Pritet qe protestuesit te mbledhin edhe firma nepermjet nje peticioni, i cili me pas do ti dergohet Kryeministrise dhe Kuvendit per te mos aprovuar ate çfare SHBA po i kerkon Shqiperise, shkaterrimin e armeve te Bashar Al Assad ne Shqiperi.