Kurbin, u kap në gjendje të dehur, pezullohet nga detyra efektivi i policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2013, 14:21
Pezullohet nga detyra një punonjës policie në Kurbin. Martin Preçi, 47 vjeç, banues në Milot-Kurbin, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin e tij tip Ford, në gjendje të dehur. Policia e Shtetit në n jë komunikatë për mediat bën me dije se ndaj efektivit ka nisur ecuria disiplinore.