Poliklinika pa aparatura, Domi: Premtimi për pajisje që në vitin 2005
Poliklinika e qytetit te Korçes pavarësisht se ofron per pacientet kushte dhe ambjente mjaft bashkekohore, fale edhe investimveve qe ka mundur te marre , nuk e ofron kete sherbim ne drejtim te aparaturave me te cilat punohet apo laboratoreve.Sipas mjekut specialist,Maqo Domi, prej vitesh eshte premtuar qe ne kete poliklinike do te vendoseshin aparatura te reja, por kjo gje nuk ka ndodhur. Nderkohe qe mungon aparati i radioskopise, ndersa ekografia dhe radiografia , jane modele teper te vjetra.Pavaresisht se prej vitit 2005 eshte premtuar vendosja e aparaturave te reja nga ana e qeverise italiane ku shifra e investimit i kalonte 1 milione euro, aparaturat nuk duken asgjekundi.Spitali rajonal i Korçes nuk kontrakton subjekte per mirmbajtjen e tyre, pasi vlera qe duhet te paguaje ndaj tij kap shifren e 50 milione lekeve ne vit, ndaj edhe shume aparatura qe jane prishur jane lene ne ate gjendje pasi nuk ka kush ti riparoje.