Tregu i punës në Lezhë, task forcë mes Inspektoriatit dhe Tatimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2013, 15:31
Tregu informal i punes dhe kushtet e papershtashme jane kthyer ne nje problem shqetesues ne qarkun e Lezhes. Per kete qellim do te kete perqendrime ne terren te inspektoreve, per verifikimin e çdo subjekti punedhenes ne te gjithe territorin.Drejtori i Inspektoriatit Shteteror te Punes ne Lezhe, Valentin Gjetja, shprehet se monitorimi ne terren dhe ngritja e nje task force te perbashket me Drejtorine e Tatimeve do te jete hapi i pare per te minimizuar kete problem.Gjeta ka kerkuar nga subjektet punedhenese qe te marrin masa per te realizuar te gjithe detyrimet ndaj punonjesve te tyre si dhe ka shtuar se ky aksion nuk ka si qellim ndeshkimin e subjekteve, por krijimin e kushteve dhe rritjen e garancise se punemarresve.