“100 vjet detari shqiptare”, pasqyrohet tradita dhe historia shekullore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2013, 17:35
Durresi ka festuar 100-vjetorin e detarise shqiptare, ku ne menyre simbolike eshte çelur dhe nje ekspozite fotografike ku eshte pasqyruar ne menyre kronologjike tradita dhe historia e detarise shqiptare qe nga anijet dhe marinaret e pare ne vitet 900 deri ne ditet tona.I pranishem ne kete ceremoni, Ministri Edmond Haxhinasto ka deklaruar se se shpejti do te reformatohet shkolla e detarise shqiptare, ne nje kohe qe ka deklaruar se e ardhmja e portit te Durresit do te jete nje port turistik.Kryetari i shoqates "Adrion”, Dashamir Janina ka pershkruar mes emocioneve disa momente nga kjo histori e pasur e detarise shqiptare.Ne ceremoni kane pershendetur dhe kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, si dhe detare e qytetare durrsake.