AKIP në protestë: “Jo” armëve kimike siriane në Shqipëri!

Qindra qytetarë shqiptarë i janë bashkuar protestës së Aleancës Kundër Importit të Plehrave për mosdemontimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Përpara Piramidës ekspertët e AKIP argumentuan përse nuk duhet që të shkatërrohen armët sirane ne vend, duke i bërë thirrje autoriteteve të reagojnë sa më parë.Më pas AKIP i është drejtuar selisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke bërë thirrje ndalimit të këtij proçesi që ka impakt të menjëherëshëm në shëndetin e qytetarëve.AKIP protesoi edhe më herët përpara Kryministrisë, po për të njëtin qëllim, duke ngjallur interes të lartë tek opinioni publik, ku sot në një pjesërmarrje të madhe të protestuesve u shprehën njëzëri "kundër demontimit të armëve kimike".