Roli i bankave si ura bashkëpunimi, forumi i 7-të greko-shqiptar

Ambasada greke në Shqipëri synon të rrisë bashkëpunimin e biznesit greko-shqiptar. Në këtë kuadër në Tiranë për të 7 vit radhazi do të mbahet një forum ku janë të ftuar të gjitha bizneset nga të dyja vendet.Këshilltarja për ekonominë dhe marrëdhënie tregtare pranë Ambasadës, Betty Larda, shpjegon se ky forum po kthehet në një traditë e cila synon që të krijojë marrëdhënie dhe bashkëpunim midis pjesëmarrësve.“Organizimi i forumit të 7 greko-shqiptar tashmë është një traditë shumë vjeçare dhe e sukseshme.Si një ngjarje vjetore synimi është krijimi i kontatakteve dhe rrjeteve të komunikimit e bashkëpunimit midis pjesëmarrësve. Ngjarja tërheq çdo vit një numër të madh biznesmenësh dhe vizitorësh.Përveç kësaj forumi i këtij viti synon krijimin e një kuadri të ri komunikimi midis biznesit grek dhe shqiptar dhe udhëheqjes së re politike të Shqipërisë si dhe administratës publike shqiptare drejtuesit e të cilës janë ftuar të marrin pjesë. Në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre një sërë bankash greke dhe zënë një pjesë të mirë të tregut. Në vitin 2012 bankat greke arrinin 16.9% të vlerës së përgjithshme të depozitave”tha ajo.Në forumin greko-shqiptar pritet të marrin pjesë Guvernatorët e Bankave Qendrore nga dy vendet, përfaqësues të biznesit nga të dyja vendet si dhe ekspertë e analistë të ekonomisë.