Champions League, Grupi G

Barcelona e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas triumfit bindes kundër skuadres së Spartak Moskës në fushen e këtyre të fundit. Në ndeshjen e zhvilluar në Olimpiyskiy stadion Luzhniki, Blaugranët fituan me rezultatin e paster 3-0. Takimi përfundoi që në fraksionin e parë, pasi miqt nga spanja i shënuan të tre golat që në 45 minutat e para. Lionel Messi ashtu siç ndodh shpesh te Barcelona ishte njeriu i ndeshjes në këtë takim pasi arriti të shënojë një dopjet përsonale në Rusinë e acartë. Goli i parë i takimit erdhi nga braziliani Dani Alves, i cili që të heshte Moska që në minute e 16. Sulmet e lojtarëve të barcelones nuk reshtnin ndërsa mbrojtja e vendasve ishte shume e pafuqishme përballë emrave të medhenjë si Andres Iniesta, Ksavi e Lionel Mesi të cilet sa herë që preknin topin përbenin rrezik për mrojtjen kundërshtare. Andres Iniesta përballë portierit Rus nuk arrinë të shënojë ndërsa topi i larguar nga gardiani i Dikan përfundon në këmbet Super Messit, i cili bënë atë që në këto vite ka ditur ta bëjë më së miri. Dërgon topin në rrjet dhe dhe dyfishon rezultatin në minute 27. Argjentinasi nuk do të mjaftohet me kaq ndërsa do të shënojë edhe golin e dytë përsonal dhe të tretin për skuadren e tij. pas një assist të marrë nga Pedro në minute e 39 pleshti vulos takimin që në fraksionin e parë të takimit. Në fraksionin e dytë, nuk pati gola, ndërsa ky ishte fundi i Spartakut në edicionin e këtijë viti në Chempions Ligë, ndërsa Barcelona arrinë të sigurojë kualifikimin për në fazen e 1/8. Në takimin tjetër të vlefshëm për grupin G Benfika ka arritur të mundë në shtëpi skuadren e Seltikut me rezultatin 2-1. Luzitanet me këta fitore tashmë e shohin veten në valle për tu kualifikuar për në fazen tjetër të champions League. Portugezët kalojnë mënjëhr në avantazh me anë të xhon në minute e 7 të takimit. Ky avantazh nuk do të zgjasë shumë pasi në 45 minutat e para është Samaras ai që barazpeshon shifrat duke e mbyllur pjesen e parë në 1-1. Në pjesen e dytë do të vijë edhe goli i Garei që do ti japë tre pikë benfikes duke i dhënë shpresa për një kualifikim të mundshëm për në në fazen e 1/8. Pas këtyre rezultateve në javen e 5 të Champions Ligë Barcelona e kualifikuar tashmë mban vendin e parë me 12 pikë e ndjekur nga Selltik dhe Benfika me nga 7 ndërsa Spartaku i moskes që tashme i ka dhënë lamtumiren Chempionsit mbetet në fund të renditjes me 3 pikë.3.Një tjeter sfidë shumë e rëndësishme në Champions Ligë ajo mesValencias dhe Bayern Minyhut ka përfunduar me rezultat 1-1. Ndeshjen e zhvilluar në Mestalla, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve ka përfunduar me një parazpeshë totale mes dy skuadrve ndërsa vendasit kanë qenë më pranë fitores pasi kanë krijuar më shumë volum loje. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura edhe pse rastet për të shanuar nuk munguan nga ana e të dyja skuadrve. Edhe pse që nga minuta e 33-të vendasit luajtën me një futbollist më pak në fushë, ata arritën të kalojnë në avantazh me anë të Sofiane Feghoulit në minute e 77. Ky avantazh nuk do të zgjastëe shumë pasi Tomas Mueller barazon rezultatin në minutën e 82-të duke vulosur edhe shifrat e këtijë takimi. Barazimi i arritur në mestaja ishte i vlefshëm për të dyja skuadrat që tashmë e kanë siguartuaar automatikisht kualifikimin për fazen e tjeter të Chempios Lige. Ndërsa në takimin tjeter mes Bate Borisov dhe Lille, Francezët kanë arritur të fotojnë në transfert me rezultatin 0-2. Kjo fitore e francezve ne fushen e Bjolluruseve ishte më u prishi punë këtyre të fundit pasi deri para përfundimit të ndeshjes skuadra e Bates ishte në luftë për të shpresuar për një kualifikim të mundshëm. Golat për Skuadren Franceze të Lilë u shënuan nga Sidibe në minute e 14 dhe Bruno në minute e 34 duke e mbyllur ndeshjen që në 45 minutat e para. Vendasit kishin minuta të mjaftueshme për të reaguar por nuk e bënë një gjë të tillë duke humbur shansin për tu kualifikuar për në raundin tjeter. Pas ndeshjeve të pesta në grupin F Valencia dhe Bayern Mynih sigurojnë kualifikimin me nga 10 pikë, ndërsa Lile dhe Bate Borisov do të luftojnë për të siguaruar kualifikim për në Europa Lige.