Champions League, Grupi E

Supersfida e mbrëmjes në Champions League mes Juventusit dhe Chelsit ka përfunduar me fitoren bindese të bardhezinjve të cilet thyen kampionët në fuqi të Europës.Juventus ka arritur të fitojë 3-0 përballë Çelsit dhe të hedhë një tjetër hap drejt kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, duke shtyrë drejt eliminimit pikërisht kampionët në fuqi të turneut.Në ndeshjen e luajtur në "Juventus Stadium", gjithçka ka folur për bardhezinjtë që kanë dominar edhe falë faktit se Di Mateo ka provuar të luajë pa një sulmues të mirëfilltë, duke shpresuar të aftësitë e kundërsulmit që iu dha trofeun pak muaj më parë.Por është prapavija ajo që vë në vështirësi londinezët, ndërsa Juventusi krijon raste të njëpasnjëshme. Shtylla e Lihtshtainer pasohet nga goli i Kualjarela në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë vijnë edhe golat e Vidal dhe Xhovinko që mbyllin ndeshjen me një sukses të merituar të ekipit vendas. Tani Juventusit i duhet vetëm një pikë për t'u kualifikuar, ndërsa kampionet në fuqi të europes pas kësaj humbje janë drejt lamtumires nga ky kompeticion. Në ndeshjen tjetër të grupit e Shakhtar Donetsk, është kualifikuar matematikisht për në fazën tjetër të turneut falë suksesit 5-2 të arritur në në fushën e Nordsjaelland.Ukrainasit janë gjendur dy herë në disavantazh në këtë takim ndërsa kanë arritur të përbysin gjithçka dukë marrë tre pikë të rëndësishme që u sigurojnë atyre kualifikimin për fazen e 1/8.Goalt në katë takim u shënuan nga Nordstrand në të 24 dhe Lorentzen në të 29 për vendasit ndërsa për miqt shënuan Luis Adriano një triplet dhe Uilliam një dygolesh që do të vlenin kualifikimin e sigurt për fazen tjeter të Uefa Champions League.Pas këtyre rezultateve në grupin E Kryeson renditjen Shakhtar me 10 pikë e ndjekur nga Juventus me 9 pikë. Chelsi mbetet ne kuoten e 7 pikëve dhe mbyll renditjen Nordsjelan me vetem 1 pikë.