“Borgjezi fisnik”në Durrës, premierë e trupës së teatrit korçar
Trupa teatrore e Korçës eshte ngjitur në skenën durrsake për të interpretuar "Borgjezin fisnik". Premiera e sukseshme eshte mirepritur nga publiku dhe dashamiresit e teatrit, qe kishin tejmbushur sallen e Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”.Filozofia e veprës mbetet ajo e fuqisë së parasë. Është e pabesueshme sesi të gjithë njerëzit që janë afër një fisniku shndërrohen në servilë, vetëm për shkak të parasë.Rolet kryesore mbajnë emrin e Marko Bitrakut dhe Zamira Kitës. Në role të tjera ka edhe aktorë nga kryeqyteti, por edhe aktorë të rinj si Blerta Belliu dhe Ilda Pepi, te cilet kane marre dhe duartrokitjet e publikut."Borgjezi fisnik", një nga veprat më të arrira të Molierit, ishte premiera që çeli sezonin e ri artistik të teatrit të Korçës, "Andon Zako Çajupi" e që tashmë vjen edhe për publikun durrsak.