Meta: Ndershmëria dhe transparenca e zgjedhjeve, çelësi i Shqipërisë së nesërme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë. Meta përgëzoi punën e Koalicionit dhe inkurajon veprimtarinë e tij.Meta vlerësoi rolin dhe punën e bërë nga vëzhguesit vendas dhe të huaj dhe premton vëmendje për rekomandimet e dhëna.“Jam shumë i interesuar që nga pozicioni si Kryetar i Kuvendit të mos ketë nesër thjesht dhe vetëm zgjedhje më të mira se të mëparshmet, por me standard që e afrojnë me BE-në. Tek institucioni i Zgjedhjeve, ndershmëria dhe transparenca e tij gjendet çelësi i Shqipërisë së nesërme”.Kryetari i Kuvendit, nënvizoi bindjen e thellë për domosdoshmërinë e kapërcimit të të gjitha hijeve që kanë shoqëruar proceset zgjedhore.Vëzhguesit Vendorë vlerësuan angazhimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Meta, si dhe rolin e tij si Kryetar i LSI-së që ka pasur në realizimin e arritjeve të standardeve më të mira zgjedhore të 23 qershorit 2013.