Prokuroria e merr seriozisht, sekuestron zyrën e PS ku u blenë votat në Korçë

Pas deklaratës së ditës së martë të Prokurorisë së Përgjithshme se ka nisur hetimet kryesisht për proçesin zgjedhor të datës 3 nëtor për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë së Korçës, tashmë hetimet kanë avancuar në një tjetër fazë.Paraditen e të mërkurës Prokuroria e Korçës ka urdhëruar sekuestrimin e materialeve filmike, lidhur me pretendimin e blerjes se votave nga Partia Socialiste.Oficerët e policisë gjyqësore vendosën që materialet filmike t'ua japin ekspertëve të prokurorisë për verifikim.Në pamjet e shfaqura, aktivistë të Partisë Socialiste premtonin dhe jepnin 2 mijë lekë të reja për studentët, në këmbim të votës për kryebashkiakun. Dega lokale e Partisë Socialiste pretendoi se kishte marrë përsipër vetëm të paguante udhëtimin nga Tirana të studentëve, për të marrë pjesë në proçesin e votimit.Ndërkohë po gjatë paradites së të mërkurës organit të akuzës së qytetit juglindor i është vënë në dispozion nga Partia Socialiste lista me emrat e të rinjve të Forumit Rinor të këtij subjekti politik.Më marrjen e dy fakteve mjaft të rëndësishme siç janë pamjet filmike ku shihet që studentët kompesohen me dy mijë lekë të reja në këmbim të votës për kandidatin socialist. Dhe marrjen e listës së të rinjve të FRESSH-it në mënyrë për të verifikuar nesë të rinjtë janë vërtetë pjestarë të forumit të PS.