Mbyllen aplikimet për DAR, provim me shkrim dhe gojë për aplikantët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2013, 17:21
Ata që kanë aplikuar për të qenë në krye të Drejtorive Arsimore Rajonale do ti nënshtrohen të hënën provimit me shkrim dhe më pas një provimi me gojë. Vlerësimet do të bëhen nga një juri e posaçme e përbërë nga 5 veta.Ky konkurs, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shënon një etapë të re për ata që do të drejtojnë DAR-in, duke hequr dorë nga emërimet politike.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, tha se ky është arsimi i standardeve që ne duam.Në mbyllje të fazës së parë të aplikimeve, rezultoi se kanë aplikuar 230 vetë, ku numrin më të lartë e zë Tirana me 40 aplikues. Por dhe ai që do të drejtojë Drejtoritë në 12 qarqet nuk do të zgjidhet më nga Ministria, por nga ky komision.