Si po i vret gratë kanceri i mitrës? Çdo javë vdes një nënë, 120 raste të reja në vit
Kanceri i qafës së mitrës prek 120 femra në vit. Ku nga këto, të dhënat tregojnë se në një javë, një grua e diagnostikuar me kancer në qafën e mitrës vdes nga kjo sëmundje. Ky kancer shkaktohet nga një virus dhe përfshihet në sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Arsyet përse mortaliteti është kaq i lartë, thonë mjekët, është kapja e sëmundjes në stadin e 3, pra në një gjendje të agravuar.Për të rritur sesibilizmin në Tiranë u krijuar një kualicion kombëtar, i cili do të shërbejë si një avokati për të parandaluar këtë sëmundje. Kualicioni do të ketë slloganin "Krah për krah për të mbështetur parandalimin e kancerit të qafës së mitrës” dhe në të bëjnë pjesë autoritetet shëndetësore, deputetë, por dhe personalitetet më të njohur në vend.Qëllim i këtij koalicioni është kërkesa për hartimin nga ana e autoriteteve shëndetësore të një strategjie kombëtare për vaksiminimin për të parandaluar këtë sëmundje. Vaksina ekziston, por duhet që një pjesë të mbulohet nga të ardhurat e shtetit dhe një përqindje e vogël nga individi.